Mourinho: Gjithkush flet për Ronaldon dhe Messin

Futboll

Mourinho: Gjithkush flet për Ronaldon dhe Messin

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:18
Messi: Gjithkush flet për Ronaldon dhe Messin

Jose Mourinho i cili është i papunë që prej dhjetorit të vitit të shkuar kur dhe u shkarkua nga Manchester United, ka folur në një intervistë për "France Press" duke deklaruar se Juventusi dhe Barcelona janë favorite për të shkuar në fianalen e Ligës së Kampioneve.

"Gjithkush flet për Ronaldon dhe Messin, por unë preferoj të flas për Juventusin dhe Barcelonën. E di që bota fokusohet më shumë në individualitetin, por unë gjithmonë do të jem një trajner futbolli dhe futbolli vazhdon të jetë një sport kolektiv. Juventusi dhe Barcelona janë dy kandidatë të shkëlqyeshëm për të shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve. Juventusi dhe Barcelona kanë përvojë, normalisht, ku ka këta lojtarë të veçantë, ekipet përfundojnë duke u bërë më të mirët”, tha ai.

"Shpresoj që të kthehem së shpejti në Ligën e Kampionëve, por nganjëherë kur të dalësh, duhet të mësosh të fitosh gjëra të tjera. Kur arrita te Manchester United në vitin 2016, nuk ishim në Ligën e Kampioneve dhe më duhej të fitonim Europa League. Nëse munda të fitoj një Champion-s të tretë, do të ishte spektakolare", theksoi tekniku portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat