Panucci: Shqipëria do të shkojë pa mua

Futboll

Panucci: Shqipëria do të shkojë pa mua

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:20
Panucci: Shqipëria do të shkojë pa mua

U largua i keqardhur, por me falënderime për futbollistët, presidentin Duka dhe tifozët shqiptarë. Christian Panucci, para se të merrte avionin në Rinas deklaroi për SuperSport se përveç rezultateve, që e larguan nga Kombëtarja, çdo gjë tjetër gjatë eksperiencës së tij në Shqipëri ka qenë pozitive.

Më vjen keq, sepse jam një njeri serioz, por rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk ishin të mira dhe për këtë arsye presidenti vendosi të më largonte. Falënderoj të gjithë tifozët shqiptarë që kanë qenë të mrekullueshëm dhe të presidentin Duka që më tha mundësinë të punoj në një vend të mrekullueshëm si Shqipëria. Më vjen keq që nuk arrita të marr rezultatet e kërkuara dhe uroj që me largimin tim ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive.

Duke vlerësuar seriozitetin dhe impenjimin e futbollistëve, Panucci theksoi se zgjedhjet i ka bërë vetëm ai, ashtu siç i ka menduar.

“Zgjedhjet i kam bërë me shumë seriozitet, rezultatet nuk erdhën, të shohim nëse Shqipëria do të shkojë pa mua në Europian. Djemtë kanë qenë të gjithë seriozë me mua, kam vendosur vetëm unë se kush di të luante. Do të jem gjithmonë një tifoz i Shqipërisë.”

Në përshëndetjen e fundit me lojtarët, Panucci pranoi se disa prej tyre janë përlotur kur i shtrënguan dorën njëri-tjetrit.

Ndonjë nga lojtarët edhe u përlot kur u takuam në fund. Ky është trofeu më i madh që mund të merrja, sepse është thënë shpesh që lojtarët nuk kanë qenë në krahun tim, por në fakt ishte krejt e kundërta. Ata ishin shumë të lidhur me mua. I kuptoj tifozët që revoltohen gjatë ndeshjes kur gjërat nuk shkojnë mirë, kanë të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë. Shqipërinë do ta mbaj gjithmonë në zemër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat