I njeh të dy nga afër, argjentinasi i PSG na “zbulon” Messin dhe Neymar

Futboll

I njeh të dy nga afër, argjentinasi i PSG na “zbulon” Messin dhe Neymar

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:48
Leandro Paredes

Leandro Paredes, mesfushori i PSG, nuk është plotësisht i bindur nëse Neymar do të mbetet në klubin kryeqytetas të Francës. "Me Neymar nuk e kemi pasur ende mundësinë për të luajtur së bashku, sepse ai është i lënduar. Nuk jemi stërvitur bashkë, por është një person shumë i mirë. Do të isha i lumtur, nëse do të qëndrojë në ekipin tonë”, - tha Paredes në një intervistë me gazetën argjentinase “Clarín”.

Argjentinasi, që nënshkroi me PSG gjatë merkatos së dimrit (në janar), foli edhe për Messin: "Është një ëndërr për të luajtur përkrah tij. Një person shumë i dashur dhe mjaft i qetë. Disa mund ta imagjinojnë ndryshe, nisur nga statusi i tij, por është i thjeshtë, si gjithë të tjerët. Gjithmonë më flet në kombëtare, më shpjegon lëvizjet që duhet të bëj në fushë, më ndihmon si të jap më të mirën. Jam i habitur si e bën këtë, me famën që ka si më i miri në botë".

Ish-futbollisti i Zenit tha se e sheh “10” e Barcelonës si një udhëheqës, me të cilin Argjentina ka më shumë mundësi për ta fituar “Copa America”, kësaj vere.  Paredes, gjithashtu, iu referua dy episodeve të trishtueshme në karrierën e tij, që e lanë jashtë Kupës së Botës në Rusi dhe raundit të dytë të Champions-it, kundër Manchester United: 

"Mosgrumbullimin me kombëtaren, verën e kaluar, e prisja, sepse kisha biseduar paraprakisht me trajnerin Sampaoli. Më keq u ndjeva që nuk luajta dot në Champions. Ishte e dhimbshme mënyra se si u eliminuam kundër Manchester United, sepse kemi qenë më të mirët në ndeshjen e parë. Manchester United nuk luajti asnjëherë më mirë se ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat