Lajme të mira për tifozët e Gjermanisë: 2 yjet e gatshëm për ndeshjen me Holandën

Futboll

Lajme të mira për tifozët e Gjermanisë: 2 yjet e gatshëm për ndeshjen me Holandën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:59
Trajneri gjerman

Kombëtarja e Gjermanisë ka mësuar një lajm mjaft të mirë para përballjes me Holandën.

‘Panzerët’ dhe ‘tulipanët’ do të vihen përballë në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, trajneri Joachim Low ka njoftuar se dy yjet e Gjermanisë, Leroy Sane dhe Serge Gnabry do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

“Të dy Sane dhe Gnabry janë të gatshëm të luajnë” ka thënë Low për reporterët.

“Mund të konfirmojë se Manuel Neuer dhe Toni Kroos të dy do të startojnë ndeshjen” ka shtuar trajneri.

Gjermania dhe Holanda janë përballur me njëra tjetrën edhe në kuadër të Ligës së Kombeve, ku holandezët ishin më të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat