Roma arrin marrëveshje të re me Zaniolo

Futboll

Roma arrin marrëveshje të re me Zaniolo

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:14
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo dhe skuadra e Romës kanë arritur një marrëveshje të re.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, Zaniolo ka nënshkruar një kontratë që do ta mbaj në Romë edhe për pesë vite.

Gjithashtu, me kontratën e re, talenti italian do të përfitojë një pagë gjashtë herë më të lartë se ajo që kishte deri më tani.

19 vjeçari erdhi nga Inter për shumën e 4.5 milionë euro, në një marrëveshje që largoi Radja Nainggolan nga kryeqyteti.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që shumë skuadra të vihen në kërkim të  tij, duke filluar nga Juventus.

Kontrata e re e yllit të Romës do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat