Italia e nis me këmbë të mbarë, triumfon ndaj Finlandës

Futboll

Italia e nis me këmbë të mbarë, triumfon ndaj Finlandës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Italisë e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Euro2020.

Në ndeshjen e parë në eliminatoret e kësaj gare, skuadra e udhëhequr nga Roberto Mancini shënoi fitore me rezultatin 2:0 ndaj Finlandës.

Mjaftoi një gol i hershëm nga Nicolo Barella që t’i siguronte fitoren kombëtares italiane. Ky gol erdhi qysh në minutën e 7’ të takimit

Për të vulosur fitoren e skuadrës së Mancinit u përkujdes i riu i Juventus, Moise Kean, në minutën e 74’ të takimit.

Kjo fitore e pozicionon Italinë në vendin e parë me tri pikë, aq sa kanë edhe kombëtaret e Greqisë dhe Bosnjës të cilat gjithashtu shënuan fitore.

Kujtojmë se Italia dhe Finlanda garojnë në kuadër të Grupit J në këto eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat