Jo aq lehtë sa pritej, por Spanja fiton ndaj Norvegjisë

Futboll

Jo aq lehtë sa pritej, por Spanja fiton ndaj Norvegjisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:44
Spanja

Kombëtarja e Spanjës e ka nisur me triumf rrugëtimin e saj në Euro 2020.

Me pak më shumë vështirësi se që është pritur, spanjollët kanë triumfuar në ndeshjen kundër Norvegjisë.

Në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2020, skuadra e Luis Enrique triumfoi me rezultatin 2:1.

Golin e parë në këtë takim e realizoi ‘stuhia e kuqe’ e cila në minutën e 16’ gjeti golin me anë të sulmuesit Rodrigo.

Në pjesën e dytë, mysafirët befasuan duke barazuar shifrat, nga pika e bardhë, me anë të Joshua King, kur po luhej minuta e 65’ e takimit.

Por, kundërpërgjigja e spanjollëve ishte shumë e shpejtë, kur pas vetëm 5 minutave Sergio Ramos riktheu epërsinë, duke ekzekutuar mirë penalltinë e akorduar në favor të Spanjës.

Kështu, Spanja e nisi kampanjën e Euro 2020 me tri pikë të fituara në grupin F, ku shihet si favorite absolute. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat