Bomba e merkatos, është kjo oferta tunduese e Juventus për Salah

Futboll

Bomba e merkatos, është kjo oferta tunduese e Juventus për Salah

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:34
Mohamed Salah

Vijojnë të përforcohet zërat e bujshëm sa i përket merkatos së fuqishme që pritet të konkretizojë Juventus në merkaton e verës. Në këtë kuadër, emri që më shumë ka shkundur të gjithë ambientin futbollistik në Itali dhe Angli, por jo vetëm, është ai i egjiptianit Mohamed Salah.

Ylli i Liverpool është aluduar edhe më parë për një afrim të mundshëm te “Zonja e Vjetër”, por tashmë gjërat duket të jenë më konkrete. Pikërisht, sepse bardhezinjtë kanë një ofertë konkrete për të bindur “Të Kuqtë” të lënë të lirë bomberin egjiptian.

Referuar të përditshmes britanike “Daily Mail”, Juventus ka përgatitur superofertën për të siguruar shërbimet e Salah: plot 60 milionë euro dhe kartonin e argjentinasit Paulo Dybala. Kështu, veç përforcimit të sulmit, Juventus do të shënonte një tjetër goditje të fuqishme marketingu, pas asaj të verës së kaluar me Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat