Chelsea përgatit shkarkimin e Sarrit para përfundimit të sezonit

Futboll

Chelsea përgatit shkarkimin e Sarrit para përfundimit të sezonit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 00:34
Maurizio Sarri

Chelsea është i gatshëm të largojë menaxherin italian Maurizio Sarri para fundit të sezonit aktual.

Sipas mediumit anglez The Sun, Sarri do të shkarkohet nëse Chelsea nuk arrin në katërshe të Ligës Premier ose eliminohet nga Liga e Evropës.

Italiani ka luftuar për të fituar zemrat e lojtarëve dhe tifozët në Stamford Bridge.

Në shumë raste këtë sezon, Sarri u ka thënë gazetarëve se po lufton për të motivuar skuadrën e tij.

Edhe tifozët kanë filluar të kthehen kundër trajnerit të Chelseat pas humbjes ndaj Manchester Unitedit në Kupën FA më herët në këtë sezon.

Chelsea përballet me Slavia Prague në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe mund të takojë Arsenalin në finale.

Por, çdo humbje do ta linte Sarrin në një pozitë të pasigurt në klubin londinez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat