Arsenal përforëcon mesfushën, "peshkon" sërish në Itali

Futboll

Arsenal përforëcon mesfushën, "peshkon" sërish në Itali

Më: 24 mars 2019 Në ora: 07:29
Barella

Arsenal nuk i ndahet tregut italian dhe sipas të përditshmes britanike “The Sun”, londinezët kanë piketuar dy blerje për merkaton e verës që do të vijnë nga Seria A. Bëhet fjalë për dy mesfushorë të rinj, Nicolo Barella që luan me Cagliari dhe Franck Kessie, që luan me Milanin.

Barella, 22 vjeç, është një mesfushor i kërkuar edhe nga shumë skuadra të Serisë A. E  vetmja mënyrë që “topçinjtë” të mundin konkurrencën italiane është që të ofrojnë më shumë parà për lojtarin.

Kessie pritet të lërë kuqezinjtë në fund të këtij sezoni, kërkohet edhe nga ekipet spanjolle, ndaj për Arsenal nuk ka për të qenë e lehtë të transferojë lojtarin në Premier. 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë kërkon të nisë një aventurë të re dhe Arsenali mund të jetë vendi ideal për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat