Flet agjenti i Cutrone: A po largohet lojtari nga Milan?

Futboll

Flet agjenti i Cutrone: A po largohet lojtari nga Milan?

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:56
Patrick Cutrones

Ditëve të fundit është raportuar për një largim të mundshëm të Patrick Cutrones nga Milano.

Thuhej se Cutrone mund të largohet në drejtim të skuadrës së Torinos, apo edhe në Bundesliga tek Borussia Dortmund.

Megjithatë, duket se lojtari nuk po planifikon të shkoj askund, të paktën sipas fjalëve të Branchini.

“Patrick e di shumë mirë se ky është një sezon që shërben për tu rritur. Kompeticioni bën mirë, sidomos kur përpara kemi objektiva të mëdha” ka thënë fillimisht ai.

“Kështu që, askush nga ne nuk planifikon të largohet. Thashethemet rreth marrëveshjes me skuadra të tjera janë të pa vërteta”  ka thënë tutje Branchini.

Patrick Cutrone ishte një nga lojtarët që shënoi progres të madh vitin e kaluar, por me ardhjen e Krzysztof Piatek në skuadër, gjërat kanë ndryshuar paksa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat