Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës

Futboll

Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës në Gjilan. Ndeshja e javës së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt),, ka përfunduar me fitoren e Besës me rezultat 35:10. Pas pjesës së parë epërsia e ekipit pejan ishte 11 gola (17:6). K. Tetova shënoi më së shumti gola te Besa Famgas, gjithsej 8. Te Drita më efikasi ishte G. Misini me 5 gola. Besa Famgas është lider me 42 pikë, ndërsa Drita e katërta me 20 pikë.

U luajt edhe ndeshja në mes të Prishtinës e Vushtrrisë. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë Prishtina kishte vetëm një gol epërsi, 14:13. Te Prishtina më efikasi ishte K. Krasniqi me 7 gola. Tetë gola për vushtrriasit i shënoi E. Ademi.

Prishtina është e treta me 34 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 18 pikë.

Në Superligën B u zhvillua ndeshja në mes të Drenicës e Samadrexhës. Fitore shënoi Drenica me rezultatin 42:28. Drenica i ka 14 pikë nga 21 ndeshje kurse Samadrexha i ka vetëm dy pike.

Superliga A – 23
Prishtina – Vushtrria 32:26 (14:13)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 7, Basholli 3, Abazi 1, Bajqinovci 4, Fetahu 2, Visoka 3, Hoxha, Beshiri 5, Gjuka 1, Kastrati 6

Vushtrria: Mikullovci, Ibishi 1, Musa 5, Karaqa, Shabani 6, Neziri 1, Sadiku, Karagja 1 Ademi 8, Demiri, Jashari 2, Gubetini 2, Ismajli, Lahu

Drita – Besa Famgas 10:35 (6:17)

Drita: Sylejmani, Musliu, Mehmeti 1, Sllamniku, Latifi 2, Misini 5, Bunjaku 2, Tosku.

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 3, Vokshi 1, Gjuka 3, Jupa 3, Tetova 8, Tahirukaj 7, Ramosaj 1, Kukrika 1, Çuziq, Bislimi 1, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 4, Berisha, Tahirukaj.

Superliga  B – 21

Drenica – Samadrexha  42:28 (22:15)

Drenica: Lladrovci, Klinaku 7, Muqolli, Thaqi 4, Qorri 9, Zeka 4, Mehmeti 14, Haxhiu 2, Haxhiaj, Zariqi 2.

Samadrexha: Sh. Maloku, Sopjani 1, A. Maloku 2, S. Maloku 7, B. Maloku 4, Basholli 3, Krasniqi 5, Hyseni 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat