Shevchenko: Ja trajneri që më frymëzon, i përkryer për kampionët e mëdhenj

Futboll

Shevchenko: Ja trajneri që më frymëzon, i përkryer për kampionët e mëdhenj

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:47
Andrij Shevchenko

Legjenda e Milanit, Andrij Shevchenko, në një intervistë për “Tuttosport”, ka rrëfyer se si ndihet në aventurën e tij të ri të trajnerit. Prej 2 vitesh ai drejton kombëtaren e Ukrainës dhe pas barazimit 0-0 që ekipi i tij arriti ndaj Portugalisë, Shevchenko thotë dy fjalë edhe për Cristiano Ronaldo, të cilin e kishte rival në fushë.

“Ishte Ronaldo i zakonshëm, i ri dhe i karikuar për të fituar gjithnjë. Nuk duket se është 34 vjeç. Juventusi ishte i fortë edhe pa të, por tani që mori edhe një yll si CR7 mund të arrijë objektivat e pamundur më parë. Këtë sezon bardhezinjtë mund ta fitojnë Champions League”, tha Shevchenko.

Duke folur për aventurën e tij si trajner, ukrainasi thotë se sheh shpesh ndeshjet e Juventusit. Arsyeja? “Më pëlqen shumë Allegri si trajner, frymëzohem prej tij. Është i aftë të menaxhojë lojtarët dhe të motivojë grupin. Ëshxtë trajneri i përkryer për kampionët. Kur ke lojtarë të mëdhenj duhet t’u besosh atyre dhe Max e bën këtë gjë. Mësoj shumë prej tij” tha Shevchenko.

“Si është aventura si trajner? E vështirë, pasi duhet të transmetosh idetë e tua te skuadra. Ndihem i aftë 100% për ta bërë këtë detyrë. Mendoj, arsyetoj dhe sillem krejt ndryshe nga koha kur isha lojtar. Jam i përqendruar te grupi i lojtarëve që kam, mendoj shumë dhe fle më pak”, tha Shevchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat