Napoli parakalon Interin në garën për argjentinasin

Futboll

Napoli parakalon Interin në garën për argjentinasin

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:59
Rodrigo De Paul

Napoli ka hyrë zyrtarisht në garë për mesfushorin e Udinese, Rodrigo De Paul, i cili këtë sezon është përmirësuar ndjeshëm, dhe prej kohësh Inter është pas tij.

24-vjeçari lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në Milano, teksa klubi zikaltër është vënë në kontakt me lojtarin dhe agjentin e tij. Ai shikohet si alternativa e duhur për të zënë vendin e Ivan Perisic pasi De Paul luan si mesfushor prapa shpinës së sulmuesve, ose si sulmues i majtë.

Ndërkohë Napoli po ndjek një pistë tjetër për të shkuar tek lojtari. Klubi nga Italia e Jugut është vënë në kontakt direkt me Udinese, duke qenë se kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Udinese e vlerëson kartonin e lojtarit në 35 milionë euro. Inter është përpjekur që përveç parave të ofrojë edhe ndonjë lojtar për Udinese, mirëpo Napoli në anën tjetër po e josh klubin bardhezi duke i premtuar për të paguajë “cash” 35 milionë eurot e kërkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat