Kosova U17 e gatshme për duelin me Ukrainën

Futboll

Kosova U17 e gatshme për duelin me Ukrainën

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:25
Kosova U17

Djemtë e Kombëtares U17, për pesë ditë me radhë janë përgatitur për garat e rrethit elitë, ndërsa nesër në ndeshjen e parë do të ballafaqohen me Kombëtaren U17 të Ukrainës.

Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë, futbollistët e rinj me një përkushtim e zell të madh kanë punuar sipas programit të përzgjedhësit Besnik Kollari dhe ndihmësve të tij. 

Fokus i të gjitha seancave stërvitore ka qenë mbrojtja e ngjeshur, një mesfushë me qarkullim të topit, sulme dhe kundërzbritje të furishme, sikur që edhe gjuajtjet e lira nga pozitat e ndryshme dhe gjuajtjet nga këndi ishin detyra të përhershme. 

Ekipit Kombëtar U17 tashmë i është bashkëngjitur edhe drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të ekipit kombëtar është e mirë dhe djemtë janë të gatshëm për ndeshje. 

Kosova nesër në hapje të garave të këtij rrethi do të takohet me Ukrainën prej orës 11.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat