Man Utd me mega ofertë për Maguiren

Futboll

Man Utd me mega ofertë për Maguiren

Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:41
Harry Maguire

Manchester United është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Harry Maguires.

Manchester United ka kohë që po e kërkon transferimin e Harry Maguires nga Leicesteri.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë rikthyer interesimin për mbrojtësin anglez, andaj në verë do të tentojnë sërish t’i marrin shërbimet e tij, përcjell Daily Star.

Manchester United po ofron 70 milionë euro për Maguiren, gjersa Leicester kërkon 90 milionë euro.

‘Dhelprat’ u kanë bërë me dije rivalëve nga Premierliga se nuk do të heqin dorë nga ajo shumë, andaj këta të fundit thuhet se do të fusin në ofertë edhe një lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat