Mbappe do të largohet nga PSG vetëm nëse i plotësohet kjo kërkesë

Futboll

Mbappe do të largohet nga PSG vetëm nëse i plotësohet kjo kërkesë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 21:15

E ardhmja e Kylian Mbappe lidhet gjithnjë e më shumë me Real Madridin, por gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë me dije se sulmuesi do të largohet nga PSG vetëm nëse një klub jashtë France i ofron një pagë mbi 15 milionë euro në sezon.

Sipas medies franceze ky është kushti i vetëm e 20-vjeçarit, ndërsa PSG mbetet një tjetër pengesë që duhet kaluar për të marrë shërbimet e kampionit të botës.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se francezi është i preferuari i tij, por me këtë pagë mund të ketë pak problem në lidhje me vijimin e operacionit.

Nëse do i jepej paga mbi 15 milionë euro, atëherë Mbappe do të ishte lojtari më i paguar i Real Madrid. Teksa për momentin është Gareth Bale me 14 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat