Mbyllet ndeshja dramatike, Holandë – Gjermani, ka fitues

Futboll

Mbyllet ndeshja dramatike, Holandë – Gjermani, ka fitues

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar ndeshja në mes të Holandës dhe Gjermanisë.

Gjermania ka arritur që t’i marrë tri pikë në një përballje tejet dramatike në kuadër të Grupit C.

Pancirët fituan 3 me 2 ndaj Tulipanëve në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’

Gjermanët e filluan ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi me anë të Leroy Sane në minutën e 15’.

Epërsinë për Gjermaninë e dyfishoi Serge Gnabry (34’), ku me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Holanda u këndell në pjesën e dytë, duke arritur ta ngushtoi epërsinë me anë të Matthijs De Ligt (48’).

Tulipanët arritën ta barazonin rezultatin me anë të Memphis Depayt, që realizoi në minutën e 63’-të.

Por, gjermanët nuk u ndalën me kaq, pasi Nico Schulz arriti ta rikthente epërsinë (90’).

Në Grupin C, Irlanda e Veriut është lidere me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania me tre aq sa ka edhe Holanda në vendin e tretë, ndërsa Estonia dhe Bjellorusia janë pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat