Belgjika fiton pa probleme ndaj Qipros

Futboll

Belgjika fiton pa probleme ndaj Qipros

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Belgjika e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020.

Belgjika e ka mposhtur Qipron me rezultat, 0:2, në kuadër të Grupit I.

Golin e parë për belgët e shënoi Eden Hazard në minutën e 10’-të.

Michy Batshuayi ishte ai që e dyfishoi epërsinë e Belgjikës tetë minuta më vonë.

Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por golat mbetën të paprekura.

Pas kësaj fitoreje, Belgjika është lidere e Grupit I me gjashtë pikë, e ndjekur nga pas prej Qipros që ka tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat