Kevin Prince Boateng nuk ka pëlqyer aspak titullin e artikullit të botuar nga media prestigjoze gjermane “Bils”, që insinuonte në një pjesë të shkrimit se si drejtuesit e Barcelonës ishin të nevrikosur me futbollistin.
Motivi? Mungesa në atë seancë stërvitore fakultative të njoftuar nga trajneri Ernesto Valverde, për futbollistët e Barcelonës që nuk ishin të grumbulluar me ekipet e tyre kombëtare.
Futbollisti që ndodhet te Barcelona në huazim nga Sassuolo ka replikuar në llogarinë e tij në “Instagram” me fjalë shumë të rënda: “E dashura Bild, tentoni të grumbulloni informacione korrekte përpara se të shkruani këto mbeturina!”.