FFK: Nëse keni blerë biletë 'online', mos e bëni këtë gabim sepse s’do të futeni në stadium

Futboll

FFK: Nëse keni blerë biletë 'online', mos e bëni këtë gabim sepse s’do të futeni në stadium

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:51
Kosova

FFK-ja ka lajmëruar tifozët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, për detajet me të cilat duhet të kenë shumë kujdes.

FFK ka bërë të ditur se ata që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi.

Përveç kësaj FFK-ja bën të ditur që biletat nuk duhet të jenë të dëmtuara dhe kodi duhet të jetë i lexueshëm,

Më poshtë njoftimi i plotë i FFK-së.

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi. Bileta nuk duhet të jetë e dëmtuar. Shtypi duhet të jetë i pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat