Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:29
Përfaqësuesja jonë do të përballet me Bullgarinë

Sot është një ditë e madhe për Kosovën.

Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë rrugëtimin në EURO 2020, e që ka gjasa të mira të kualifikohet për herë të parë.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me Bullgarinë, e që do jetë ndeshje hapëse për ne në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kombëtares bullgare fillon në ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Më poshtë mund ta shikoni formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Bullgarisë:

Kosova XI: Arijanet Murici, Benjamin Kololli (Leart Paqarada), Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat