Real Madrid e transferon Mbappen vetëm nëse i plotëson këto dy kushte

Futboll

Real Madrid e transferon Mbappen vetëm nëse i plotëson këto dy kushte

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:22
Kylian Mbappe

Real Madrid është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Kylian Mbappes.

Real Madrid po bën gjithçka që t’i marrë shërbimet e Kylian Mbappes në afatin kalimtar të verës.

Skuadra spanjolle e di se për ta transferuar sulmuesin francez duhet t’i plotësojë dy kushte, përcjell L’Equipe.

Real Madrid duhet të paguajë mbi 200 milionë euro për transferimin e Mbappes nga PSG-ja.

Ndërsa, madrilenët gjithashtu duhet të paguajë edhe 15 milionë euro pagë në sezon për francezin, nëse duan ta kompletojnë marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat