Miranda nuk ka më vend te Interi, pritet largimi

Futboll

Miranda nuk ka më vend te Interi, pritet largimi

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:05
Joao Miranda

Mbrojtësi brazilian nuk është më në planet e trajnerit Luciano Spalletti.

Joao Miranda mund t’i japë lamtumirën Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi kërkon më shumë hapësira, por, në rast të një transferimi të Deigo Godin te zikaltrit, shanset e tij për t’u aktivizuar do të uleshin ndjeshëm.

Për të mos rrezikuar më shumë, agjenti i tij, Jorge Mendes, ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur një sistemim të ri për futbollistin, i cili në janar refuzoi oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Kina.

Dy opsione interesante tjera janë Monaco e Benfica, që kanë shfaqur interes për 34-vjeçarin.

Ndërkohë tek Interi janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij për t’u liruar edhe nga paga prej 3.5 milionë eurosh që Miranda merr në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat