Bullgaria merr lajmin më të keq të mundshëm para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Bullgaria merr lajmin më të keq të mundshëm para ndeshjes me Kosovën

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:08
Kosova

Lojtari i Bullgarisë, Ivaylo Chochev nuk do të luajë sonte në duelin ndaj Kosovës.

Chochev u lëndua në takimin ndaj Malit të Zi dhe pritet të mungojë në të gjitha ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij.

Mesfushori bullgar, Ivaylo Chochev e ka pësuar një lëndim të rëndë – ku edhe lëshoi fushën.

Sipas mediave bullgare, më saktësisht, ‘Telegraph.bg’, Chochev do të mungojë të paktën 8 muaj, pasi ka lëndur gjurin e tij.

Përveç tij edhe Kiril Despodov  do të mungojë në sfidën e sotme ndaj ‘Dardanëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat