Ja cilët janë gjyqtarët e Kosovë-Bullgari

Futboll

Ja cilët janë gjyqtarët e Kosovë-Bullgari

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Katërshja e gjyqtarëve nga Lituania, me në krye Gediminas Mazeika, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen hapëse të Kosovës kundër Bullgarisë në Grupin A eliminator për Kampionatin Evropian.

Kosova do të debutojë sot në Prishtinë në eliminatoret e Euro 2020 kundër Bullgarisë, në ndeshjen e saj të parë në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi.Gediminas Mazeika do të ketë ndihmës Vytautas Simkus dhe Vytenis Kazlauskas, ndërsa Manfredas Lukjancukas do të jetë gjyqtar i katërt.

Mazeika është 40-vjeçar dhe është i listuar si gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2008, teksa gjykon edhe në Champions League

Gjithsesi, Mazeika ka gjykuar 77 ndeshje zyrtare të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat