Flet kandidati për stolin e Shqipërisë: Për momentin jam i lirë

Futboll

Flet kandidati për stolin e Shqipërisë: Për momentin jam i lirë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 18:51
Safet Susic

Ish-futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve te Bosnja e Hercegovinës, dhe ish-trajneri i kësaj Përfaqësueseje, Safet Susic, mund ta zëvendësojë Christian Panuccin te Shqipëria.

Susic është duke u përmendur si kandidat i mundshëm për t’u ulur në stolin e Kombëtares kuqezi.

Safet Susic gjendet prej muajsh pa një skuadër, pasi u largua nga turqit e Akhisarit, dhe pas mbetjes bosh të stolit të Kombëtares, është “vetëkandiduar” në një farë mënyre.

Në një intervistë për “MONDO”, ai shprehet se është gati të flasë nëse ka një ofertë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris, që është edhe krah i djathtë i presidentit të Federatës, Armand Duka. Takohemi shpesh, gjithsesi, jo për arsyen e postit të trajnerit. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, shprehet Susic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat