Portugalia është duke barazuar 1-1 me Serbinë, në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të Grupit B, për kualifikimet “Euro2020”.
Dusan Tadic fillimisht kaloi Serbinë në minutën e shtatë nga penalltia, por portugezët barazuan në minutën e 42-të me anë të Danilo Pereiras.
Sidoqoftë, lajm katastrofal për Portugalin është se superylli i kësaj Kombëtare, Cristiano Ronaldo i cili u desh të zëvendësohej në minutën e 31-të pasi pësoi një dëmtim.
Marrë parasysh kualitetet që posedon ky futbollist, është vërtetë hendikep i madh për Portugalinë lëndimi i tij.