Kosovë – Bullgari, ky ishte lojtari më i mirë i ndeshjes

Futboll

Kosovë – Bullgari, ky ishte lojtari më i mirë i ndeshjes

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar ndaj Bullgarisë me rezultatin 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘Euro2020’.

Bullgaria ka kaluar në epërsi me anë të Bozhikov në minutën e 39’të të duelit, për të vendosur rezultatin 0-1 në pjesën e parë.

Kosova reagoi në pjesën e dytë me anë të sulmuesit Arbër Zenelit, i cili shënoi super gol në minutën e 62’të të duelit.

Lojtarët më të mirë të ndeshjes për Kosovën ishin Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, kurse më i dobëti tek ‘Dardanët’ ishte Benjamin Kololli, i cili ishte edhe i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat