Trajneri i Bullgarisë ‘godet’ Kosovën me deklaratën e tij pas ndeshjes!

Futboll

Trajneri i Bullgarisë ‘godet’ Kosovën me deklaratën e tij pas ndeshjes!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:29
Petar Hubchev

Kombëtarja e Bullgarisë ka arritur të marr një barazim të vlefshëm në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1 dhe trajneri bullgar, Petar Hubchev pas ndeshjes u shpreh mjaftë i lumtur me këtë pikë të fituar.

Ai ndër tjerash tha se lojtarët e tij luftuan shumë në këtë ndeshje dhe i kryen detyrat ashtu siç ishin marrë vesh para ndeshjes.

“Kemi pritur që të jetë një ndeshje e vështirë, madje ka dalur më e vështirë se qe e kemi pritur. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuat. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke. Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”, u shpreh Hubchev.

Me këtë barazim Bullgaria ka arritur të marrë 2 pikë në dy ndeshjet e para në Grupin A dhe renditet në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat