Munishi: Ne nuk jemi Gjermani as Angli, ja pse nuk fituam sot!

Futboll

Munishi: Ne nuk jemi Gjermani as Angli, ja pse nuk fituam sot!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:46
Ismet Munishi

Trajneri i njohur, Ismet Munishi beson se ndeshja ndaj Danimarkës ka ndikuar shumë në lodhjen e lojtarëve.

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar ndaj Bullgarisë me rezultatin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘Euro2020’.

“Ndeshja me Danimarkën na ka bërë dëm në aspektin emocional dhe fizik, pasi brenda katër ditëve i kemi luajtur dy ndeshje të mëdha, ne nuk jemi Angli ose Gjermani”, tha fillimisht Munishi në Dueli Sportiv.

“Emocionalisht kemi qenë i gjithë shteti euforik dhe më pas krejt ajo energji ka ndikuar tek Përfaqësuesja, mirëpo në afat të gjatë ne kemi super skuadër. Këta djemë do të na bëjnë shumë krenar në të ardhmen”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat