Portieri i Kosovës pati më shumë pasime se 10 lojtarë bullgarë

Futboll

Portieri i Kosovës pati më shumë pasime se 10 lojtarë bullgarë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:37
Aro Muric

Portier i Kosovës, Aro Muric kishte saktësi më të madhe të pasimeve se 10 lojtarë të Bullgarisë

Edhe sonte, Aro pati një paraqitje të mirë, edhe pse nuk pati shumë punë, pasi që ekipi bullgarë ishte mbyllur në zonën e tyre të 16 metërshit duke u mbrojtur nga sulmi i Dardanëve.

E Aro Muric pati një super paraqitje edhe sonte ku është i gjashti në listë nga pasuesit e Kosovës.

Aro pati 36 pasime më 97 për qind saktësi.

Kosova pësoi një gol nga ndoshta aksioni i vetëm i bullgarëve në këtë ndeshje.

Image

Pavarësisht kësaj, Kosova ishte e pafat në këtë ndeshje pasi që pavarësisht shanseve të krijuar nuk arriti të fitojë.

Megjithatë, kjo është ndeshje e parë që Kosova e zhvillon në eliminatore për Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat