Hysaj: Fitorja na ngriti moralin, jemi ende në lojë

Futboll

Hysaj: Fitorja na ngriti moralin, jemi ende në lojë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 01:03
Elseid Hysaj

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Andorrën.

Kombëtarja e Shqipërisë u kthye në rrugën e fitores, duke triumfuar 0:2 në udhëtim, dhe kjo fitore ishte shumë e rëndësishme sipas mbrojtësit e djathtë.

Anëtari i Napolit theksoi se kombëtarja u përball me një terren shumë të keq, dhe ka shprehur besimin se ata janë ende në lojë pas kësaj fitoreje.

“Ishte e rëndësishme fitorja sot. Shyqyr që erdhi, se na ngriti moralin. Ne shpresojmë që me këtë fitore, të jemi ende në lojë” ka thënë Hysaj për ‘Supersport’.

“Grupi që patëm sot, të gjithë bashkë në çdo top. Fusha ishte e keqe, dhe topat e dytë luhej e gjithë loja. Luftuam të gjithë” ishte lëvdata e mbrojtësit të djathtë.

“Skuadrës gjithmonë mundohem t’i jap kurajë, se çdo moment të vështirë do e kalojmë bashkë. Ndërkohë për RTSH, kapiteni Hysaj deklaroi edhe një dëshirë të tij për trajnerin e ardhshëm të Kombëtares: “Duhet një trajner që të kuptojë lojtarët dhe të ketë një lojë të kuptueshme. Shpresoj të vijë një trajner italian pasi e njohin futbollin dhe të na japë dorë të mirë” ka thënë ndër të tjerash ylli i Napolit.

Mbetet të shihet nëse kombëtarja e Shqipërisë do të arrijë të qëndrojë në rrugën e fitoreve, pas largimit të Panuccit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat