Ronaldo tregon se kur do të kthehet nga lëndimi

Futboll

Ronaldo tregon se kur do të kthehet nga lëndimi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:42
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes Portugali-Serbi të eliminatoreve për EURO 2020.

Cristiano Ronaldo u lëndua në minutën e 30‘-të, duke u larguar nga fusha me një dhimbje në kyçin ë këmbës.

Ylli portugez u detyrua të largohej nga fusha, pasi nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Në përfundim të takimit, i mbyllur në barazim 1-1, portugezi ka minimizuar dëmtimin.

“Dëmtim im? Nuk jam i shqetësuar. E njoh shumë mirë trupin tim dhe në dy javë do të kthehem të luaj”, ka thënë CR7 për “PortuGoal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat