Van Dijk: Tani kuptova pse Serbia kundër Kosovës

Futboll

Van Dijk: Tani kuptova pse Serbia kundër Kosovës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:48
Van Dijk: Tani kuptova pse Serbia kundër Kosovës

Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, është shprehur se e ka kuptuar pse Serbia ka lobuar për vite me radhë kundër Kosovës në UEFA.

Stefan është një gazetar holandez që tash e disa vite jeton dhe vepron në Kosovë dhe është një nga tifozët e ‘flaktë’ të “Dardanëve”.

Kosova mbrëmë nisi fazën e kualifikuese për Kampionat Evropian për herë të parë në histori ndaj Kombëtares së Bullgarisë. Kosova dhe Bullgaria barazuan me rezultat 1:1.

Tashmë, me këtë barazim ka shkuar në 12 ndeshje pa humbje duke lënë prapa kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermaninë, Francë, Belgjikën dhe Spanjën.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, ka ironizuar me shtetin e Serbisë, duke shkruar se tani e ka kuptuar se pse kanë lobuar me vite kundër Kosovës në UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat