Tumbakoviq luan ‘shurdhanin’

Futboll

Tumbakoviq luan ‘shurdhanin’

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

UEFA do të nisë një hetim në lidhje me ngjarjen e shëmtuar në Podgoricë, ku gjatë ndeshjes Mali i Zi-Angli u dëgjuan kore raciste dhe imitime majmunësh, adresuar lojtarëve të Anglisë dhe në veçanti mbrojtësit Danny Rose.

Qeveria e futbollit europian do të marrë raportin e ndeshjes nga përfaqësuesit e saj në Mal të Zi, si dhe do të dëgjojë dëshmitë e vëzhguesve të pavarur në ndeshje, para se të nisë hetimin për koret raciste.

Por, ajo që po lënë më së shumti përshtypje është deklarata e trajnerit të Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq në mediat botërore.

Tumbakoviq luajti ‘shurdhanin’ duke thënë pas ndeshjes se nuk i ka dëgjuar koret raciste dhe se është totalisht i pa informuar, shkruan Insporti.

Madje, dhe zyrtari për media tentoi të pengonte pyetjet e gazetarëve duke thënë se askush nuk i ka dëgjuar këto thirrje.

Kombëtarja e Malit të Zi pësoi debakël si nikoqire e Kombëtarës së Anglisë, duke u mposhtur me rezultat të thellë 5:1.

Tifozët malazezë gjatë ndeshjes ofenduan në baza racore futbollistët me ngjyrë, Raheem Sterling, Callum Hudson – Odoi dhe Danny Rose.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat