Futbolli shqiptar në zi

Futboll

Futbolli shqiptar në zi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:22
Ali Mema

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë, ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema, në moshën 76-vjeçare.

Mema ka qenë një nga lojtarët më virtuoz të Tiranës në vitet 60-70. Ai ka qenë dhe një nga mesfushorët më të shkëlqyer të kombëtares shqiptare që ka dhënë një kontribut të madh.

Ali Mema është i ati i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Mema.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Lajmin e kanë bërë të ditur FSHF-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare dhe klubi i Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat