“Djali im ishte tifoz i Inter-it, Juve më ka borxh dy traktorë”

Futboll

“Djali im ishte tifoz i Inter-it, Juve më ka borxh dy traktorë”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:49
Moise Kean

Biorou Jean Kean, babai i sulmuesit të Juventus dhe përfaqësueses italiane Moise Kean, ka folur për mikrofonat e Rai Radio 1. 

Për golin e parë te Italia -  “Falënderoj zotin, ishte një gëzim i madh për të gjithë familjen. Kur shënoi, brohorita ‘Bravo!’. Ndeshjen e radhës do ta shoh me miqtë e mi në lokal, jo në stadium.”

Tifoz i Inter – “Moise kur ishte fëmijë bënte tifo për Inter sepse pëlqente Oba Oba Martins. Kur dilja në treg me të më lutej t’i blija fanellën  Martins. Megjithatë unë e dërgova tek Juventus pasi unë jam tifoz i bardhezinjve.”

Biletat e stadiumit – “Jam shumë i lumtur tashmë, megjithëse kam një problem me klubin: ata nuk më kanë dhënë më shumë bileta për të shkuar në stadium. Kishte një problem. Unë dhe mamaja e Moise jemi ndarë dhe ajo donte ta merrte djalin në Angli. Unë i thashë klubit se do ta mbaja në Itali nëse do të më jepte dy traktorë. Drejtuesit më dhanë OK e tyre, por traktorët nuk erdhën kurrë.”

E ardhmja – “Dua që ai të qëndrojë gjithmonë tek Juventus. Unë jam i zi, por gjaku im është i bardhë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat