Kombëtarja e Kosovës U-21 fiton kundër Maltës

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U-21 fiton kundër Maltës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:06
Kombëtarja e Kosovës U-21 fiton kundër Maltës

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore në Antalya. Pasi e mposhtën dy ditë më parë Turkmenistanin, “Dardanët” e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi, e kanë mposhtur edhe Maltën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Kombëtaren tonë e realizoi Valmir Veliu në minutën e 87-të.

Megjithatë, rezultati i ngushtë nuk e tregon pasqyrën reale të ndeshjes, ngase që nga fillimi futbollistët tanë e mbizotëruan lojën dhe krijuan raste të shumta shënimi, por që nuk u treguan sa duhet efikas në finalizim.

Gjithsesi, këto dy ndeshje i kanë shërbyer përzgjedhësit Prekazi dhe ndihmësve të tij, Erdogan Celina e Naser Prapashticës, për ta parë gjendjen e futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat