Tovërlani: Edon Zhegrova duhet të flas me vetveten! Mbappe është moshatar i Edonit por...

Futboll

Tovërlani: Edon Zhegrova duhet të flas me vetveten! Mbappe është moshatar i Edonit por...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:36
Afrim Tovërlani

Ish futbollisti i mirënjohur, Afrim Tovërlani, njëherësh trajneri më i trofeshëm në Kosovë, tha se edhe Mbappe është moshatar i Edon Zhegrovës, por ai vendos ndeshjen. Kohët e fundit kritikohet reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, por a i duhet kohë që të merr veten ky djalosh?
“ Edon Zhegrova duhet të flas me vetveten dhe ta kuptoj që nuk është më fëmijë. Mbappe është moshatar i Edonit por ai i vendos ndeshjet dhe është me modest se Edoni.

Pra ne të gjithë e duam dhe nuk do të dëshironim që ai të mbetet vetëm një talent. Duhet ta dij se shpejt mund të ndryshoj në futboll mendimi për të. Ai i duhet Kosovës por nëse ndryshon qasje dhe fillon të luaj në të mirën e ekipit.

Kështu do të vlerësohet me shumë dhe do ta duan më shumë. Përndryshe mund edhe të mbetet jashtë ekipit nëse nuk ndryshon dhe nuk përparon”, tha Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat