Një emër befasues për trajner të Shqipërisë

Futboll

Një emër befasues për trajner të Shqipërisë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:17
Shqipëria

Kur i gjithë opinioni sportiv në vendin tonë pret të njohë trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të futbollit, shumë emra të njohur i shtohen garës virtuale për bankinën e kuqezinjve.

Pas disa kandidaturave italiane, tani duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka kontaktuar dhe me veteranin boshnjak, Safet Susic.

63-vjeçari, i cili ka qenë në pushim për disa muaj që prej largimit nga  skuadra turke Akhisar, refuzoi gjithsesi të zbulojë kontaktet potenciale.

“Nuk ka asgjë konkrete. Kam një shok në Paris që është këshilltar futbolli dhe krahu i djathtë i presidentit të FSHF-së, e me të cilin takohem shpesh. Por, nuk ka asgjë për t’u thënë për momentin. Jam gati të bisedoj, pasi aktualisht jam një trajner i lirë. Por vetëm nëse ka diçka serioze”, tha Safet Susis.

Ish-mesfushori sulmues, që kulmin e tij në karrierë si futbollist e ka pasur me Paris Saint-Germain, ka drejtuar më parë për 5 vite me radhë Kombëtaren boshnjake. Susic ka qenë në bankinë në kualifikueset e Evropianit 2012, në barazimin 1-1 në stadiumin “Qemal Stafa”, si dhe kur Bosnja fitoi 2-0 ndaj Shqipërisë në qershor të vitit 2011 në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat