Juventus rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2021

Futboll

Juventus rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2021

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:40
Juventus

Juventusi ka vendosur të rinovojë kontratën deri në vitin 2021 me sulmuesin kroat Mario Mandzukic. Sipas “Sky Sport 24”, palët kanë arritur marrëveshjen për ta shtyrë edhe me një vit kontratën e sulmuesit 32-vjeçar, që luan me bardhezinjtë që prej vitit 2015.

Zyrtarizimi do të vijë javën e ardhshme. Mediat italiane konfirmojnë gjithashtu se është arritur marrëveshje edhe për sa i përket pagës së lojtarit. Mandzukic do të paguhet 5.5 milionë euro në sezon, një milionë euro më shumë krahasuar me pagën aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat