Klopp flet më në fund: Kjo është situata me Shaqirin

Futboll

Klopp flet më në fund: Kjo është situata me Shaqirin

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:15
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk ka mundur t’i bashkohet Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Evropian shkaku i lëndimit të ijëve.

Jurgen Klopp ka konfirmuar për faqen e Liverpoolit se ai është duke progres të mirë për t’u rikthyer, megjithatë ende nuk është kthyer në stërvitje të plota.

“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqa, që disa javë ka pasur probleme me ije. Ai ka stërvitur, jo ashtu siç ai mundet, por ishte përfshirë në skuadër sepse nuk kishim shumë opsione. Tani ndihet çdo ditë e më mirë dhe duhet të jetë i gatshëm për fundjavë”, ka thënë Kloppi.

Kujtojmë se Kloppi i ka dhënë shumë pak hapësirë Shaqirit këtë vit.

Ai në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, ishte rezervist i papërdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat