Milaim Rama, tifozi special i Kosovës kundër Bullgarisë

Futboll

Milaim Rama, tifozi special i Kosovës kundër Bullgarisë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 05:57
Kosovë

Fytyra të njohura sportive e kanë ndjekur nga afër ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 mes Kosovës dhe Bullgarisë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim 1:1 ndaj Bullgarisë, edhe pse ishin dukshëm më superior në fushë.

Këtë ndeshje nga afër e ka përcjellë edhe ish sulmuesi i mirënjohur nga Kosova, Miliam Rama, i cili ka bërë karrierë në Zvicër.

Rama, që njihet si futbollisti i parë nga Kosova që ka luajtur për Zvicrën, në llogarinë e tij në Facebook, përmes disa fotografive ka shpërndarë atmosferën që ka mbretëruar në ‘Fadil Vokrri’.

Image

43 vjeçari Rama, vjen nga qyteti i Vitisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat