Klopp refuzon rikthimin e bujshëm: Liverpool luan më mirë pa të

Futboll

Klopp refuzon rikthimin e bujshëm: Liverpool luan më mirë pa të

Më: 27 mars 2019 Në ora: 06:07
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp i ka mbyllur dyert një rikthimi në “Anfield” të mesfushorit brazilian Philippe Coutinho. Ky i fundit u largua janarin e 2018-ës nga Liverpool te Barcelona për 120 milionë euro, por ky transferim ishte një dështim për 28-vjeçarin. Pas vetëm 18 muajsh në Barcelonë, Coutinho është gati të rikthehet në Premier League, ku janë të shumta ekipet që e kërkojnë.

Gjithsesi, Jurgen Klopp ka të tjera plane dhe sipas “transfer window podcast”, nuk ka asnjë shans që Coutinho të luajë sërish me fanellën e “Reds”. Klopp ka thënë se ka një ekip më të mirë dhe më të ekuilibruar tani që nuk luan më braziliani. Edhe pse Barça është gati të ulë çmimin e lojtarit, sërish Liverpool nuk do të mirëpresë mesfushorin fantazist.

Nga ana tjetër, Barcelona është në kërkim të dëshpëruar të një ekipi për Coutinho. Manchester United dhe Tottenham mund të afrojnë lojtarin, por me ulje çmimi (deri në 90 milionë euro). Vështirë se braziliani do të luajë në “Camp Nou” edhe sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat