Tifozët irritohen me fanellën e re të Man City-t

Futboll

Tifozët irritohen me fanellën e re të Man City-t

Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:29
Man City

Edicioni i limituar i fanellave të Manchester City-t, e prodhuar nga Nike, nuk është pritur mirë nga shumica e tifozëve të ekipi. 

Fanella, e cila është një bashkim i nëntë fanellave që City ka veshur gjatë gjashtë viteve të fundit me partnerët e Nike, është veshur nga Foden, Stones dhe De Bruyne në një postim në rrjetet sociale. 

Partneriteti i City-t me Nike do të përfundojë në fund të sezonit, me Puma që do të bëhet prodhuesi i ri i fanellave të Qytetarëve duke filluar nga sezonit tjetër. 

City ka arritur marrëveshjen me vlerë mbi 700 milionë euro me kompaninë gjermane gjatë shkurtit. 

Për të festuar fundin e një bashkëpunimi të suksesshëm, Nike ka prodhuar këtë fanellë të veçantë, e cila nuk është pritur mirë nga tifozët në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat