Van Gaal e zbulon një detaj tronditës për Man Utd

Futboll

Van Gaal e zbulon një detaj tronditës për Man Utd

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:39
Louis van Gaal

Louis van Gaal ka bërë të ditur se është penduar për transferimin e tij te Manchester United.

Louis van Gaal ka bërë të ditur se është penduar për kalimin te Manchester United, gjersa kishte ofertë edhe nga Tottenhami.

Trajneri holandez ka zbuluar se ai kishte biseduar edhe me Sir Alex Ferguson para se të nënshkruante me ‘Djajtë e Kuq’, gjersa i ishte bërë me dije se klubi po shkonte nga pjesa komerciale.

“Të them të drejtën jam penduar që kam kaluar te Manchester United”, ka thënë Van Gaal.

“Mund të befasoheni me këtë përgjigje timen, por kjo është e vërtetë, këtë gjë e di edhe Sir Alex Ferguson.

“Kam biseduar me të para se ta nënshkruaja kontratën, ndërsa të dy ishim në dijeni se nuk ishte më klub i futbollit, por klub komercial, me të cilën ishte ballafaquar edhe ai.”, ka shtuar më tej holandezi që para pak ditësh u pensionua te futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat