Pas barazimit me Danimarkën, Granit Xhaka vjen me deklaratë tejet të sinqertë

Futboll

Pas barazimit me Danimarkën, Granit Xhaka vjen me deklaratë tejet të sinqertë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:27
Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës barazoi me Danimarkën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” në grupin D.

Në ndeshjen që u zhvillua në “St.Jakob Park”, rezultati ishte 3:3, teksa njërin prej golave e shënoi mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Përveç se shënoi një gol të jashtëzakonshëm, ylli i Arsenalit bëri edhe një paraqitje mbresëlënëse në fushë, teksa ai u largua nga loja në minutën e 79-të, kur rezultati ishte 3:1 në favor të helvetikëve.

Pas largimit të tij nga loja, skuadra e Vladimir Petkovic pranoi dy gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 3:3, gjë që frustruoi tifozët vendas.

Pas ndeshjes, Xhaka i është drejtuar tifozëve permes rrjetit social Instagram, duke thënë se Zvicra e donte fitoren mbrëmë.

“Ne donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Megjithatë jemi ende në pozicion të fortë. Tani koha të rikthehem në Arsenal. Kemi objektiva të shumta për t’i arritur”, shkroi Xhaka në Instagram.

Ndryshe, në fundjavë, Arsenali i Granit Xhakës përballet me Newcastle Unitedin në “Emirates Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat