Taktikisht dhe mentalisht të ngritemi si përfaqësuese!

Futboll

Taktikisht dhe mentalisht të ngritemi si përfaqësuese!

Nga: Fetah Veliu Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:31
Fetah Veliu

Analizë

Në ciklin e ri të garave Evropiane, përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë, u paraqit në trend dhe natyrë të ngjashme me ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve. Në dallim nga garat e Ligës së Kombeve, për nga cilësia e garave dhe te përfaqësueseve, në ciklin e ri të garave Evropiane, të grupit ku bëjnë pjesë përfaqësueset me emër, përvojë dhe cilësi ndryshe të vlerave profesionale, siç është Anglia, Çekia, duhet të kemi qasje tjetër në modelin taktik, të strategjisë së qasjes së përfaqësueses sonë në këtë rang me të avancuar të garave dhe sidomos, njohja e vlerave organizative dhe te mentalitetit konkurrues!

Futbollistet e përfaqësueses sonë përmbushen kërkesat e pritura të përfaqësimit, të frymës konkurruese, të vlerave të larta teknike dhe fizike në ballafaqimin e parë kualifikues të garave Evropiane, por mbetemi ende për të punuar në planin taktik dhe atë mental! Fryma garuese është shumë, shumë lartë e ekspozuar nga futbollistët tanë në një ndeshje kompetitive, sidomos kur paraqiten para publikut vendas, të ‘Dardanëve’! Këtë frymë përfaqësuese të lartë e kanë shfaqë edhe në garat e Ligës së Kombeve, të drejtuar në besimin dhe forcën përfaqësuese, ashtu siç u shfaq edhe në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Kjo e dëshmon kur futbollistët tanë, para së me filluar ndeshje, bëhen bashkë në rrethim dhe japin besën njëri tjetrit që të paraqiten në maksimum për të dalë fitues dhe triumfues në betejën e rrallës, kundrejt Bullgarisë! Një ritual mental që del nga dëshira e madhe e triumfimit dhe arritjeve të objektivëve në një gare kompetitive, që duhet përshëndetur dhe që lënë hapësirë për të diskutuar për përgatitjen e skuadrës për një garë vendimtare e frymës përfaqësuese dhe të arritjeve, në rezultat! Por, në futbollin bashkëkohor, atë modern, konceptet taktikë, të përgatitjes së skuadrës garuese të niveleve të larta përfaqësuese, kërkojnë qasje, strategji taktike dhe mentale te realizimit në maksimum të atributeve që posedojnë futbollistët e një skuadre garuese kundrejt skuadrës konkurruese! 
Nga shfaqja e parë kualifikuese e përfaqësuese sonë kundrejt përfaqësueses së Bullgarisë, pamë dy koncepte taktike të prezantuar, edhe atë në dy fraksionet e lojës, njëra në pjesën e parë me sistem të lojës 4:2:3:1 dhe koncepti i dytë taktik në fraksionin e dytë të lojës nga minuta e 58, me inkuadrimin në lojë të dy futbollistëve tanë, të Halimit dhe Zhegrovës, duke kaluar në skemën e lojës 4:4:2, e cila në realitet edhe dha frytet e saj të garimit taktik dhe te barazimit të rezultatit dhe të epërsisë taktike dhe organizative të përfaqësueses sonë!

Ne nuk dimë detajet taktike dhe ato mentale të parashtruara nga përzgjedhësi jonë Challandes, gjatë seancave trajnuese si ato teorike dhe ato praktike me futbollistët tanë, por ne paraqesim interpretimet tona analitike, ato të cilët shfaqen në organizimin taktik të përformuar të skuadrës tonë në një garë kompetitive, siç ishte ajo kundrejt përfaqësueses së Bullgarisë! Vijon
Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat