Mediat në Holandë kanë zbuluar pse u përjashtua shqiptari nga Kosova - Bota Sot
Mediat në Holandë kanë zbuluar pse u përjashtua shqiptari nga Kosova

Futboll

Mediat në Holandë kanë zbuluar pse u përjashtua shqiptari nga Kosova

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:48
Mediat në Holandë kanë zbuluar pse u përjashtua shqiptari nga Kosova

Donis Avdijaj, që u përjashtua nga ekipi holandez i Willem II, është afër të transferohet në ekipin italian të Pescaras.

Klubi holandez e arsyetoi vendimin për përjashtimin e tij duke thënë se 22-vjeçari nuk është i aftë për të qenë pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të kampionatit.

Mediat në Holandë kanë zbuluar se në kampin stërvitor të Willemit në Spanjë, Avdijaj ishte pjesë e një grupi që po bënin zhurmë të vazhdueshme në hotel, duke luajtur me letra në orët e vona të natës.

Kjo ka bërë që klubi ta përjashtojë atë për arsye disiplinore.

Disa muaj më parë, ai së bashku me disa shokë të skuadrës ishte larguar për të dalë në qytet për festat e fundvitit.

Por, futbollisti 22-vjeçar, që nuk u grumbullua për ndeshjet e fundit të Kosovës, është në prova me skuadrën e Serie B – rangut të dytë të kampionateve në futbollin e Italisë.

Sipas mediumit italian Rete8, Donis Avdijaj është në prova me ‘biankazurët’.

“Futbollisti ofanziv i lindur në vitin 1996 e filloi sezonin te Willem, në divizionin e dytë në Holandë”, shkruan gazeta italiane.

Ai pritet që fillimisht të testohet te klubi italian, para se të vlerësohet dhe të vendoset nëse do të bëhet pjesë e ekipit.

Donis Avdijaj duke festuar golin me Kosovën, në ndeshjen ndaj Maltës (0:5), shkruan insport. Suspendimi që klubi i Willemit i bëri Avdijajt për shkaqe disiplinore ka ndikuar edhe në mos grumbullimin e tij te Kosova, pasi 22-vjeçari nuk mori ftesë nga Challandes për përballjet me Danimarkën e Bullgarinë.

Paraqitjen e fundit me Kosovën, Avdijaj e pati në nëntor të vitit të kaluar ku luajti për 19 minuta kundër Maltës, duke i realizuar dy gola.

Me skuadrën holandeze të Willem, anësori kosovar këtë sezon ka bërë gjithsej 18 paraqitje, duke realizuar 8 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...